Vllaznia ka fituar 2-0 ndeshjen miqësore me Veleçikun. Ky takim miqësor i ka vlejtur trajnerit të Vllaznisë më shumë për të konsoliduar formacionin përpara ndeshjes së Superligës që do të jetë me Teutën në transfertë.

Pas kësaj fitoreje mbrojtësi i Vllaznisë Renato Malota u shpreh se tashmë ekipi ka një rritje duke qenë se një pjesë e lojtarëve nuk ishin edhe aq mirë fizikisht.

Trajneri i Veleçikut Besnik Duli shprehet se skuadra e tij bëri një performancë të mirë ndaj Vllaznisë ndërsa thotë se ekipi i tij ka bërë disa goditje të mira në merkato me lojtarët shkodran.

Në miqësoren Vllaznia-Veleçiku të fituar nga kuqeblutë 2-0 golat u shënuan nga braziliani Wenderson dhe mbrojtësi Gurishta. Shkodranët tashmë do të përgatiten për transfertën me Teutën nga ku kërkohet një rezultat pozitiv.

Artikulli paraprakKOSOVA E PAPËRMBAJTSHME, PËRMBYS ÇEKINË DHE FITON 2-1
Artikulli tjetërSHIROKË, ORGANIZOHET KOMPETICIONI “TRIATHLON 2019”