Studentët me mesataren mbi 8 që janë në fazën përfundimtare të studimeve në universitetet shtetërore do të kenë mundësi të përfitojnë bursa me vlerë 250 euro në muaj për një periudhë 6-mujore.

Kjo falë projektit të University Ëorld Service i cili veç bursës, do tu ofrojë këtyre studentëve trajnime për aplikim për punë si dhe për të filluar një biznes të ri. Projekti u prezantua sot në bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” përpara studentëve nga koordinatorja për Shqipërinë Eda Terezi

Shoqata Gjermane, Ëorld University Service me qendër në Gjermani, mbështet elitat studentore në vende të ndryshme të botës. Mbështetja në Shqipëri do tu ofrohet të gjithë studentëve të Universiteteve Shtetërore Shqiptare të të gjitha degëve,

për 6 muaj praktikë në Shqipëri në vlerën 250 Euro në muaj.Studentët pjesëmarrës duhet të jenë në vitin e fundit bachelor pra ata që mbarojnë studimet këtë vit mësimor, 2019, dhe master viti i parë dhe i dytë.

Artikulli paraprakLEZHË, PREFEKTI: NDËSHKOHET KUSH NUK KA VROJTUES PLAZHI
Artikulli tjetërSTAR TREND – 25.04.2019