“Ekrani i Artit”do të vijë për të tretin vit me radhë në Shkodër me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Art House, Qendra Arka në bashkëpunim me teatrin “Migjeni” dhe një sërë partnerësh të tjerë.

Në prag të çeljes zyrtare të këtij edicioni, organizatori Adrian Paci tregon pjesëmarrësit e këtij viti si dhe mënyrën se si janë koncpetuar paraqitja e filmave.

Këtë vit janë përzgjedhur disa prej shtëpive karakteristike shkodrane për të shfaqur filmat në oborret e tyre, kjo edhe si një mesazh për t’i thënë ndal shkatërrimit të shumë prej tyre siç ka ndodhur gjithë këto vite.

Një tjetër organizator Lekë Gjeloshi flet për mënyrën se si do të vijnë videot dhe si janë menduar këtë radhë.

“Ekrani i Artit” synohet që të kthehet tashmë në një aktivitet të përvitshëm por elitar larg organizimeve pa cilësinë që kërkohet sot.

Artikulli paraprakHAPET PANAIRI I SHERBIMEVE “SE BASHKU PER FAMILJEN
Artikulli tjetërVIHET NE SKENE KOMEDIA “NJË KRYEMINISTËR KAPET MAT”