Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, dhe duke lënë të plagosur një të moshuar që ndodhej në shtëpi.

Ngjarja ndodhi në një banesë në afërsi të portit, në qytetin bregdetar të Vlorës.

E moshuara është transportuar për në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore. Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, janë krisur muret e shtëpisë. Siç duket nga fotot shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm.

Polica thotë se shpërthimi ndodhi në orën 07:30, në lagjen “Pavarësia” pranë Portit të Vlorës. E dëmtuar mbeti 76-vjeçarja me inicialet Xh.M, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakLLESHAJ: GJATË 2019-ËS GJOBA ELEKTRONIKE ME POSTË DHE ‘PATRULLA’ ME DRON
Artikulli tjetërKOSOVARI HUMB JETËN NË AKSIDENT, ISHTE LIVE NË FACEBOOK