Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre dy femra dhe dy meshkuj, pas shpërthimit të një mjeti eksplozivi në oborrin e shtëpisë së një familje në fshatin Kërpimeh të Podujevës në Kosovë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës rreth orës 14:00, ku një banorë ka raportuar në polici se vajza e tij ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë të cilën e kishte blerë, kur ajo ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili kishte eksploduar aksidentalisht.

Ndërkohë autoritet e policisë së Kosovës, kanë njoftuar në lidhje me rastin se në Podujevë është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer ndërsa ky mjet ka shpërthyer aksidentalisht, duke shkaktuar kështu plagosjen e 4 personave.

Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Nuk bëhen të ditur identitet e të plagosurve ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë filluar hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakKAPEN 220 KILOGRAMË DROGË NGA SHQIPËRIA, ARRESTOHEN PESË PERSONA
Artikulli tjetër“1 NË 4 VAJZA DHUNOHEN”, STUDIMI: FENOMENI I KA RRËNJËT E THELLA NË FAMILJE