Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se deri në fund të këtij mandati do të bëhet rritja me 40% e pagës së mësuesve. Këtë deklaratë nuk e ka pritur mirë zv/presidenti I Sindikatës së Arsimit dhe kryesindikalisti I arsimit për qarkun Shkodër Arjan Peraj. Sipas tij, nisur edhe nga përvoja me rritjen e pagave të mësuesve gjatë viteve të kaluara, ky është vetëm një premtim bosh I qeverisë para fushatës zgjedhore.

Peraj shton se edhe në vitin 2017, sindikata që ai përfaqëson I ka kërkuar qeverisë rritje me 40% të pagës së mësuesit, ndërkohë që nuk është gjetur gjuha e bashkëpunimit me qeverinë.

Arjan Peraj përmes institucionit që përfaqëson, disa herë ka bërë publike problemet me të cilat përballet arsimi shqiptar duke u bërë thirrje mësuesve të reagojnë për të drejtat e tyre.

Artikulli paraprakRAMA JEP LAJMIN E SHUMËPRITUR PËR FERMERËT: DO TË HEQIM NGA KARBURANTI PËR PRODHIM BUJQËSOR AKCIZËN, TAKSËN E QARKULLIMIT DHE TË KARBONIT
Artikulli tjetërSHKODËR, “REDUKTIMI I FATKEQËSIVE NATYRORE”