Skandali i Bankës, pezull gjyqi i Elivar Golemit,s’ka dëshmuar Meksi

Mungesa e Ermelinda Meksit në rolin e dëshmitares në gjyqin ku e pandehur me akuzën e shpërdorimit të detyrës është ish-Inspektorja e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi është bërë sërish shkak për shtyrjen e seancës në gjykatën e Tiranës. Prej më shumë se 4 seancash gjykata kërkon që të njoftohet për të dëshmuar zonjën Meksi në këtë proces, kjo pasi në kohën e skandalit të vjedhjes së bankës dhe gjykimit që lidhet me këtë çështje Meksi ka qenë anëtare e këshillit mbikqyrës të bankës. Prokuroria këtë të premte ka kërkuar të lexohen si dëshmi deklarimet e Meksi dhënë gjatë fazës së hetimeve, por kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata e cila ka kërkuar që të njoftohet Ermelinda Meksi për tu paraqitur si dëshmitare.