NGA KJO E HËNË DO TË NISIN AKSIONET NË TË GJITHË VENDIN .

Ka përfunduar ditën e diel afati që qeveria ju kishte lënë bizneseve dhe personave të tjerë, që vjedhin energjinë elektrike. Pas këtij ultimatumi 5 ditor të dhënë nga kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat, pritet që duke filluar nga dita e nesërme të fillojë një operacion i gjerë në të gjithë vendin, ku përveç punonjësve  të vetë OST, do të jenë të angazhuar edhe qindra forca policie. Kryeministri deklaroi se ditën e hënë do të jepen edhe të dhëna zyrtare për operacionin, por saktësoj se vala e parë e kontrolleve do të jenë bizneset e ndryshme, që janë edhe vjedhësit më të mëdhenj. Aksioni pritet të lançohet në një konferencë, që do të mbahet të hënën, me temë “Takimi kombëtar, mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”. Kryeministri lëshoi paralajmërime të forta edhe ndaj atyre gjyqtarëve që tolerojnë këta hajdutë, duke u angazhuar se nuk do të ketë tolerancë as për ato, dhe do të trajtohen njëlloj si vjedhësit e energjisë. Çdo vit 150 milionë euro humbasin nga vjedhja e energjisë elektrike dhe një dëm i këtyre përmasave sipas kryeministrit Edi Rama po mban peng të ardhmen e vendit, duke penguar realizimin e projekteve jetike.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/gHYQRMHWgDQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]