Pak ditë më parë një qytetar i Shkodrës ngriti shqetësimin e mungesës së ilaçeve të rimbursueshme në spitalin rajonal të Shkodrës.

Nëndrejtorja e spitalit Teuta Rrjolli, shprehet se pacientët duhet të bashkëveprojnë me mjekun e familjes për marrjen e medikamenteve që janë me rimbursim.

Sipas saj, pacientët nuk ndjekin të gjitha hallkat në këtë aspekt, duke zgjedhur rrugën më të lehtë, marrjen e ilaçeve me para në farmaci.

Rrjolli tha se spitali rajonal i Shkodrës i plotëson nevojat për ilaçe për pacientët, me përjashtime të vogla.

 

Artikulli paraprak“PROF. DR. KOLË ASHTA DHE STUDIMET ALBANOLOGJIKE”
Artikulli tjetërCHAMPIONS LEAGUE DO VIJË NË “LORO BORIÇI”