Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë vijuar edhe gjatë natës të së djelës ngujimin, ndërsa kanë deklaruar bojkot të mësimit edhe sot.

Në një deklaratë për mediat, ata shprehen se kanë vendosur për bojkot deri në realizimin e kërkesave të parashtruara.

Vendimin e kanë marrë pas një sondazhi të bërë mes studentëve.

Forma kryesore e protestës së studentëve do të jetë bojkoti që do të shoqërohet dhe me ngujim.

Ata ftojnë qytetarët dhe pedagogët ti bashkohen kauzës së tyre, duke iu kërkuar të jenë para Fakulteteve nga ora 7 e mëngjesit të së hënës, 14 janar 2019.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një reagim në tëitter për protestën, theksoi se nga e sot në Sekretariatet e Universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të Ministrisë së Financave e të Arsimit.