Jordani, sulm në ambasadën e Izraelit, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Një sulm ka ndodhur në ambasadën Izraelite në kryeqytetin Jordanez Amman, ku raportohet të ketë edhe viktima. Sipas BBC nga sulmi është vrarë një jordanez dhe është plagosur rëndë një izraelit. Autoritetet izraelite po evakuojnë personelin ambasadës, e cila është e vendosur në lagjen Rabiyeh. Sulmi nuk është komentuar ende nga autoritetet izraelite. Të premten mijëra jordanezë protestuan në Amman kundër Izraelit për instalimin e dedektorëve metalikë në një vend të shenjtë, në Jerusalemin Lindorë, si për hebrenjtë ashtu edhe për myslimanët, të cilët u vunë në zbatim pas vrasjes së dy policëve izraelitë.

Artikulli paraprakGJENDET I VDEKUR GAZETARI I “WALL STREET”, FITUES I ÇMIMIT PULITZER
Artikulli tjetërMETA BETOHET SI PRESIDENT, JA SHOQËRUESJA QË ZËVENDËSON MONIKËN