Ka nisur takimi i drejtuesve të opozitës për të përcaktuar axhenden e aksionit opzitar në lidhje me integrimin e Shqipërisë.

Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë hapejn e negopciatve të BE me Shqipërinë. Basha denoncoi edhe vonesen për shkak që sipas punonjësve te kuvendit nuk punonte fonia e sallës së mbledhjeve.

Për herë të parë që kur janë shfaqur në aksionin e përbashkët opozitar sot PD dhe LSI do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të dy grupeve parlamentare.

Basha tha se nuk ka patur përparim në luften kundër krimit. 5 kushtet themelore për integrimin janë shumë larg përmbushjes nga ana e qeverisë.Parlamenti u kthye në Gjykate për të mbrojtur Saimir Tahirin.

I gjithë pushteti është në dorë të Edi Ramës.Për korrupsionin e pronave të hetohet Alket Hyseni.Nuk po hetohen dhe arrestohen kryebashkiakët dhe ministrat e akuzuar për korrupsion.

Ne kërkojmë barazi para ligjit për këdo, tha Basha duke ju referuar gadishmërisë së kreut të Bashkisë Lezhë për t’ju përgjigjur akuzave.

Opozita nis aksionin e përbashkët kundër qeverisjes së Edi Ramës të cilën kryetarja e LSI-se e quajti “gjeneratori që mban me energji krimin e organizuar dhe trafikun e drogës”

Pas protestës së 27 janarit, aksioni opozitar i nisur nga sot do të ketë të bëjë me koordinimin e të gjitha veprimeve opozitare deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Monika Kryemadhi: “Nga kjo ditë e sotme ashtu siç jemi akorduar me zotin Basha kjo opozitë e bashkuar do të ketë mbledhjet e saj periodike sa i takon aksionit opozitar në parlament, jo vetëm në komisione dhe në përgatitjen e ligjeve por në kthimin e një institucioni politik i cili nuk ka më ndalim deri në largimin përfundimtar të EdI Ramës i cili nuk është gjë tjetër veçse gjeneratori që mban me energji krimin e organizuar dhe trafikun e drogës”

Nga ana e tij kreu i PD-se Lulzim Basha i bëri thirrje të gjithëve të bashkohen për të mos lënë fatin e vendit “në dorë të 10 krimineleve dhe oligarkeve”

Lulzim Basha: Rama nuk do integrimin e Shqipërisë. Në vend që të luftojë krimin dhe të vërë para drejtësisë nga habibalt tek balilajt edi rama përpiqet ti shpëtojë ata. Vazhdon të ushtrohet presion për të ndaluar sabotuar hetimet ndaj Saimir Tahirit.

Vazhdon presion i jashtëzakonshmë për të mos nisur hetimet ndaj Dakos, Sejdinit. I gjithë pushteti është në dorë të Edi Ramës. Rama kontrollon parlamentin, qeverinë, segmente kryesorë të gjyqësorit, median

Detyra kryesore e opozitës parlamentare është jo vetëm të denoncojë aferat korruptive por ti tregojmë shumicës dërrmuese rrugës si 3 mln shqiptarë nuk do të mbeten peng i 10 qeveritarëve të korruptuar .

Nuk ka integrim pa vënë para drejtësisë kryebashkiakët dhe ministrat e korruptuar. Rama nuk mund të fshihet prapa Alket Hysenit. Hyseni duhet të hetohet për tjetërsimin e mijërave metrave katrorë në bregdet

Kryemadhi dha se aksioni opozitar është institucionalizuar dhe nuk ka kthim pas.

Monika Kryemadhi: Ne mendojmë se nuk ka më kthim pas në rrugën tonë e cila nuk do të njohë më pengesa përsa i përket narkoqeverisë së Edi Ramës dhe as falangave të krimit të tij që kanë zaptuar çdo pjesë dhe cdo institucion.

Ata që menduan se mitingu i 27 janarit ishte finalja e aksionit opozitar e kanë menduar tërësisht gabim. Ai miting ishte fillimi i një rruge që nuk ka më kthim pas. Aty ka nisur beteja jonë me qeverinë e Edi Ramës, e narkoshtetit.

Dhe qeveria e krimit nuk mund të mbajë më peng as shqiptarët, as politikën shqiptare dhe as të ardhmen e brezave të shqiptarëve.

“Forca jonë nuk jemi këtu por qytetarët, janë mbi 1 milionë shqiptarë që na votojnë ne së bashku por dhe 1 milionë shqiptarë të cilët duan të kthehen në Shqipëri dhe ti japin dërmën një orë e më përpara Edi Ramës” nënvizoi Kryemadhi

Kjo mbledhje vjen disa orë pasi Rama mbajti mbledhjen e grupit parlamentar të PS-se.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 98 KG KANABIS E DY MAKINA , PRANGA DY TRAFIKANTËVE
Artikulli tjetërARRESTOHET NJE SHTETAS , QARKULLONTE ME ARMË ZJARRI NË BREZ