Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe gruaja e tij Anita kanë vizituar pas disa problemeve me shëndetin dhe shtrimit në spital ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Me anë të një postimi në Instagram, Haradinaj shprehet se disa njerëz si ikona e këngës shqipe i japin shkëlqim çdo gjëje dhe jetën e bëjnë më të bukur.

Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses. E paçim dhe gjatë me shëndet!

Sipas zyrës së informimit në Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës, këngëtarja kishte kërkuar me urgjencë ndihmën mjekësore si pasojë të lëndimeve që ka marrë në shtëpinë e saj.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI HARADINAJ: JAM SHQIPTAR, NUK JAM MUSLIMAN, FEJA NUK ËSHTË IDENTITETI IM I PARË
Artikulli tjetërRAMA SHTRËNGON DUART ME PRESIDENTIN E SHBA, DONALD TRUMP