Pas 29 seancash gjyqësore Gjykata e Apelit Shkoder ka dënuar Vilson dhe Damjan Ndokën, me tetë vite heqje liri. Vendimi nga gjykata është dhënë ditën e sotme. Damjan Ndoka dhe Vilson Ndoka janë dy nipat e ish-deputetit Arben Ndoka.

Dy kushërinjtë Ndoka akuzohen për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi kanë tentuar të vrasin Fatmir Nikollin në 16 shtator 2014 në Lezhë. Fatmir Nikolli asokohe ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës.

Ndërsa në datë 16 shtator dy grupet e të rinjve u përplasën me armë zjarri pranë komisariatit. Nga ngjarja u plagos Fatmir Nikolli dhe Lindita Gjoka, e cila po kalonte rastësisht në rrugë. Në vendin e ngjarjes asokohe u sekuestruan 12 gëzhoja, ndërsa dy nipërit e ish-deputetit janë persona të njohur për drejtësinë, pasi janë me precedent penal.

Artikulli paraprak35 MILIONË EURO OSE E VRAMË”, ARRESTOHET SHQIPTARI QË SHANTAZHOI BERLUSCONIN
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË, MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE NJE GRUA