Terrorizoi lagjen në mesnatë me breshëri kallashnikovi, i gjendet droge ne banese

Një i ri nga Durrësi është shpallur në kërkim pasi ka terrorizuar lagjen e tij duke qëlluar me kallashnikov në ajër. Burime nga policia thanë se, autorit i janë gjetur edhe 12.2 kilogramë kanabis sativa në shtëpi. I kërkuari është 35-vjeçari me inicialet B. D., banues në Sektor Rinia, Durrës. I kërkuari rreth orës 03:00 të ditës së sotme, në Sektor Rinia dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyr vendin e ngjarjes dhe identifikuar autorin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 12.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për akuzat e “prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA, ARRESTOHEN 27 HAJDUTË
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS E TËRHEQ FËMIJËN NË MES TË RRUGES, SHOFERI IKËN