Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e sheh situatën në vend si dramatike pa qeveri dhe opozitë dhe ka bindjen se Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, vijojnë paktin mes tyre.

Ish-kryetarja e Parlamentit kërkon që të ndërhyhet me emergjencë, duke reformuar në mënyrë radikale forcat politike që kemi, ose duke krijuar lëvizje të reja që do të çojnë drejt formimit të forcave të reja politike.

Topalli flet edhe për situatën në Shkodër, qytet i cili për disa mandate e zgjodhi si përfaqësuese të tij në Parlament, duke i cilësuar shou mbledhjet e opozitës dhe aksionet e Policisë dhe duke theksuar se reagimi qytetar mungon sepse shpresa ka humbur.

Kohët e fundit në Shkodër ka pasur ngjarje të rënda kriminale.

Krimi dhe pasiguria mbizotëron sot kudo. Shqipëria po rrëshqet drejt dëshpërimit. Politika e frikës, e korrupsionit dhe e paaftësisëështë bërë epike në vendin tonë.

Qytetarët dëgjojnë çdo ditë vetëm për vrasje, në një pjesë të madhe të stampës mafioze, dëgjojnë për rrëmbime personash, për marrje peng, për trupa të vdekur të gjetura pas shumë kohësh, për humbje të familjarëve, për trafiqe drogë etj.

Qeveritarët ndërkohë dhunojnë çdo institucion dhe normë që i jep demokracisë një kuptim. Kjo është dëshpëruese. Shtuar kësaj faktin e një opozite të paqenë, kjo bën që njerëzit të gjejnë vetëm një zgjidhje:

Të ikin. Por kjo për vendin është agonike.Shkodra po vuan braktisjen, papunësinë e thellë, varfërinë e madhe dhe mungesën e shpresës. Sikur kjo të mos mjaftonte, krimi jo vetëm vret brutalisht si në skenat më të egra të filmave me mafie, por ai ndihet i paprekshëm.

I paprekshëm se është i lidhur me pushtetin, por i lehtësuar edhe sepse nuk ka opozitëtë vërtetë. Në Shkodër bënë shou të dy palët. Dhe kjo është e patolerueshme. Natyrisht, qëkjo pastaj u pasua me indiferencën totale të qytetarëve të saj, të cilët kanë humbur besimin.

Çështja e humbjes së besimit ndaj Lulzim Bashës ështëshumë më e gjerë. Rreth 250 mijë votues me votën e tyre të munguar shprehën mosbesimin ndaj Lulzim Bashës.

Ata besuan se Lulzim Basha në marrëveshjen me Edi Ramën, shiti PD për disa drejtori me lekë dhe për 14 milionë eurot që i dha Kryeministri më pas.

Ata besojnë në fakt, se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Sot në Shqipëri nuk qeveris PS-ja. Dhe në opozitë nuk është PD-ja. Sot nuk ka parti të majtë dhe as të djathtë. Nuk ka as qeverisje dhe as opozitë.

Sot pushteti dhe farsë opozita janë bashkë. Sot sundojnë 4 vetë, 10 oligarkë dhe disa banda kriminale. Ndërsa në opozitë janë njerëzit e thjeshtë.

Ata që po ikin jashtë Shqipërisë, gjithë ata që mendojnë të ikin se nuk besojnë se me këtë klasë politike ndryshon gjë dhe ata që janë një shumicë e heshtur- ata janë opozita.

Rama ka humbur çdo kontakt me realitetin, pavarësisht përpjekjeve të tij të dështuara për një PR tjetër.

Pakënaqësia ndaj Ramës është rritur vrullshëm. Shqiptarët refuzojnë arrogancën e Ramës, padijen e tij për qeverisjen, korrupsionin e pakufi të qeverisë së tij.

Shqiptarët refuzojnë që kryeministri i vendit të jetë njësh me oligarkët dhe aleat me krimin.”

Artikulli paraprakBASHA SULMON RAMËN: MASHTRUESI I ÇARTERAVE LA FËMIJËT PA SHKOLLA
Artikulli tjetërNISMA E RE E MASR, NIKOLLA: SË SHPEJTI GJUHA ROME DO TË JETË NË SHKOLLA