Barazimi i Vllaznisë në transfertë me Teutën në shifrat 0-0 për trajneri i kuqebluve Mirsad Jonuz është një rezultat pozitiv që i shërben skuadrës së tij.

Tekniku i Vllaznisë shprehet se duke qenë se skuadra mbeti me 10 futbollistë në pjesën e dytë për shkak të daljes me karton të kuq të Ramadanit, barazimi është një shenjë tejet pozitive ashtu siç edhe fakti që mbrojtja ishte e saktë duke mos u thyer nga vendasit.

Lojtarët tek Vllaznia ende nuk e kanë marrë formën e duhur tha trajneri dhe vetëm pas pak javësh skuadra do të tregojë fytyrën e vërtetë të saj deklaroi trajneri Jonuz.

Trajneri i Teutës Blendi Shkëmbi tha se skuadra e tij duhej ta fitonte ndeshjen por Vllaznia u mbrojt mirë dhe e meritoi barazimin.

Vllaznia pas barazimit 0-0 në Durrës me Teutën do të presë në Shkodër fillimisht Luftëtarin ndërsa më pas do të luaj ndaj Skenderbeut sërish në Shkodër me dy ndeshje brenda fushës.

Artikulli paraprakSHKODËR, “KULTURA E MËNGJESIT TURK” NË “YUNUS EMRE”
Artikulli tjetërVELEÇIKU-ERZERNI 0-3, NIS KAMPIONATI NË KATEGORINË E PARË