Stadiumi i ri në kryeqytet, ‘Air Albania’, do të kthehet sonte në një arenë për bamirësi. Ditën e sotme do të luhen tre ndeshje nga gjysmë ore secila, mes tyre dy gjysmë finale dhe një finale.

Ndeshja e parë e përcaktuar me short është Shqipëri-Itali, ndërsa në 30 minutëshin e dytë do të përballen Greqia me Turqinë.

Të gjitha të ardhurat nga biletat e shitura do të shkojnë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë, janë publikaur dhe formacionet zyrtare të këtij dueli, me Shqipërinë që do ta nis me Foto Strakoshën në portë, Debatik Currin, Besnik Hasin, Armend Dallkun, Altin Lalën, Ervin Skelën, Edvin Muratin, Altin Rrakllin, Nevil Dede, Artin Shaqiri dhe Igli Tare.

Ndërkaq në stol kanë mbetur emra si Arjan Beqaj, Redi Jupi, Alban Bushi, Klodian Duro, Ervin Bulku, Ardian Aliaj, Erion Bogdani dhe Nderim Nexhipi.

Nga ana tjetër, ish trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka hedhur në fushë legjenda si Cristian Zaccardo, Simone Perrota, Benito Carbone dhe Massimo Paganin.

Artikulli paraprakHUMBIN JETËN 2 TË MITUR BRENDA SHTËPISË, ZJARRI PËRFSHIN 4 BANESA PRANË NJERA TJETRËS
Artikulli tjetërFILMI SHQIPTAR “DELEGACIONI” GARON PËR ÇMIMIN “OSCAR”