Padyshim që ky do të jetë Botërori më i shtrenjtë dhe i pasur i historisë së futbollit. FIFA ka shpërndarë 791 milionë dollarë premio për skuadrat.

Franca kampionia e botës fitoi 38 milionë dollarë, Kroacia 28 milionë dollarë dhe Belgjika si fituesja e vendit të tretë fitoi 24 milionë dollarë.

Kampionët e Botës do të shpërblehen nga federata franceze me shifra të çmendura. 300 mijë euro ka fituar çdo lojtarë i Deschampit.

Ata kanë fituar 150 mijë euro për kualifikimin në fjysmëfinale dhe 250 mijë euro për kalimin në finale. Ndërsa për vendin e dytë të Botërorit, Kroacinë, qeveria kroate ka vendosur disa shifra modeste,

70 mijë kuna afërsisht 9500 euro për çdo lojtarë kroatë dhe 8 mijë euro për trajnerin Zlatko Daliç. 12 mijë euro do të ndahen për stafin.

Sigurisht që këto janë shifra modeste për një vend që shkoi deri në finale por do të kishte qenë shumë më ndryshe nëse kroatët do të kishin fituar kupën.