Aktorja e madhe Tinka Kurti, e cila u shtrua dje me urgjencë në spital, sot paraqitet në gjendje të qëndrueshme. Aktorja ndodhet në Spitalin Amerikan 3 nën kujdesin maksimal të mjekëve dhe stafit, ndërsa është prekur nga një infeksion pulmonar. Aktorja po merr ndihmën mjekësore dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, ndërkohë që ditën e djeshme u vizitua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 24 JANAR
Artikulli tjetërPUNONI PARA KOMPJUTERIT? JA VITAMINA QË JU DUHET