Një çift britanikësh, të cilit ishin të lidhur që prej tetë vitesh, kishin pak kohë që ishin shpërngulur në Australi, ku djali, Jason Francis, 29 vjeç, luante me një ekip futbolli.

E dashura e tij, Alice Robinson, po e priste në shtëpi, por ai ishte përplasur nga një makinë e picave “Domino” pak metra larg banesës. Vetëm kur dëgjoi sirenat e ambulancës ajo doli jashtë për të parë ç’po ndodhte, dhe mësoi që Jason nuk i kishte mbijetuar plagëve.

Pak orë më pas, vajza u gjet e vdekur në një zonë pranë shtëpisë. Njoftimi që dha mamaja e vajzës në rrjetet shoqërore për të afërmit ishte: “Jam e shkatërruar.

Vajza ime ishte aq e dëshpëruar sa nuk mundi të jetonte pa Xhejsonin dhe u vetëvra. Unë dhe im shoq tani vuajmë humbjen e dy njerëzve të mrekullueshëm që na ndriçonin jetën”.

Me qindra australianë janë organizuar dhe kanë hapur një llogari bankare ku ofrojnë para për të ndihmuar familjet e dëshpëruara dhe shoqatat që punojnë për parandalimin e vetëvrasjeve.