Kreu i Partisë Bashikimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule deklaron se parlamenti duhet të shpërndahet.

Sipas Dules edhe me zëvendësimet që po bëhen të cilat i quan farsë, nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë.

“Pavarësisht farsës së zëvendësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë.

Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij”, deklaron Dule.

Artikulli paraprakTENSION TE GJYQI I SHULLAZIT, TE PANDEHURIT REPLIKA ME TRUPIN GJYKUES
Artikulli tjetër52 EMIGRANTË NDALOHEN NË KUFIRIN HUNGARI-SERBI