Me të njëjtën madhësi, të njëjtën ngjyrë dhe stil të shkrimit janë rivendosur pasditen e së martës shkronjat te Teatri Kombëtar.

Kur kanë kaluar rreth 2 javë, nga heqja misterioze të gërmave, artistët dhe Aleanca për Teatrin, bashkë me qytetarë dhe aktivistë kanë organizuar rivendosjen e gërmave, e cila u duartrokit nga qytetarët e shumtë që ishin mbledhur.

Ky akt simbolik hasi kundërshtinë e policëve privat që ndodheshin në hyrjen e së Teatrit, çka solli edhe një përplasje mes ish-deputes së PD, Albana Vokshi dhe të një grupi aktivistësh me policin privat.

“Nuk je i shtetit ti zotëri, je i privatit, ik” , dëgjohet teksa thotë Albana Vokshi.

Gërmat e teatrit u hoqën në mënyrë misterioze mbrëmjen e 26 prillit. Ende nuk ka një autor për të veprim, e ndërsa artistë dhe demokratë kanë akuzuar Bashkinë eTiranës.

Artikulli paraprakLIHET NË BURG ISH-DEPUTETI, BALLIUT I KOMUNIKOHET ARRESTI NË FLAGRANCË
Artikulli tjetërMASR DHURON LIBRA NË SHQIP PËR SHKOLLAT SHQIPTARE NË SERBI