Teksa gara për Kreun e BKH është drejt përmbylljes, ka ardhur edhe një reagim nga ambasada e SHBA. Sipas asaj që shkruan Ambasada kandidatët kanë kryer testin fizik dhe testin për aftësitë juridike, ndërkohë që njoftohet se faza e ardhshme do të jetë testi i poligrafit që i paraprin intervistës.

Ndër të tjera Ambasada thotë se është në mbështetje të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit, ndërsa testet për BKH janë frymëzuar nga praktikat më të mira të FB. Nga 18 kandidatë do zgjidhen 6 që do intervistohen për kreun e BKH, ky proces hap drejt sistemit të drejtësisë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve.

Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.” shkruan Ambasada.