Kalon me sukses vettingun një zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Mësohet se zv. Drejtori i përgjithshëm i SHÇBA Adriatik Ago është konfirmuar sot në detyrë. Ago doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (KJV),

më 8 nëntor për procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Trupa vlerësuese e përbërë nga Ana Kapaj, relatore, Elvira Daberdaku, Kryesuese e Trupës, Elida Liko, anëtare pasi shqyrtoi provat dhe faktet në lidhje me integritetin etik dhe profesional, si dhe ligjshmërinë e pasurisë vendosi të konfirmojë në detyrë z.Ago.

Artikulli paraprakARTA MARKU PREZANTON VETEN PARA KLP: KAM HETUAR VEPRA VRASJE DHE GJAKMARRJE! MISIONI IM PASTRIMI I ADMINISTRATËS
Artikulli tjetërEKZEKUTIMI I ERI ZEFIT, GJYKATA LË NË BURG SHOKUN E NGUSHTË QË E NXORI NË PRITË