ISUFI: KAM SHUMË BESIM TEK KOMPANIA ZVICERIANE “GEA SPORT” .

Skuadra e Vllaznisë do të hyjë me objektin e qartë për sezonin e ri futbollistik që do të jetë pjesmarrja në Kupat e Europës. Me këtë objektiv ka hapur dhe konferencën për mediat, zëvëndës presidenti ekzektuvi i skuadrës shkodrane Isuf Isufi, I cili ka shprehur besimin e plotë tek kompania “Gea Sport” dhe ajo që do të bëhet me administrimin e klubit.

Për ndërtimin e një ekipi të tillë, administrator i klubit Ardian Grabova ka sqaruar se ekipi I parë do të përbëhet plotësisht me staf teknik të huaj, duke filluar me trajnerin tashmë të njohur Baldo Rainerin, zv, trajnerin, përgatitësin atletik e trajnerin e portierave. Ndërkohë që pas disa ditësh stërvitje në Shkodër pritet që kuqeblutë të shkojnë dhe në fazë përgatitore.

 Përveç ekipit të parë, tashmë është vendosur dhe krjimi i ekipit të dytë të Vllaznisë, që do të drejtohet nga Samuel Nikaj. Kjo skuadër do të përbëhet nga lojtarë të rinj dhe disa të tjerë që do të kalojnë nga ekipi i parë. Ndërsa në qoftëse stafi i ekipit të parë do të bëjë përzgjedhjen për të plotësuar numrin  e skuadrës shkodrane. Në fund, ndonse ka mbetur pak kohë për ndërtimin e ekipit, drejtuesit më të lartë të Vllaznisë, janë të bindur se me startin e kampionatit do të kenë gati një ekip ndryshe nga vitet e tjera dhe me objektiv të qartë pjesmarrjen në Kupat e Europës.