LARGOHET EDHE BARDULLA, AFRIMET JANË AKOMA NË KUOTËN ZERO
Pasi janë sqaruar problemet e fundit mes drejtuesve të Gea Sport e me vendosjen e administratorit të ri Ardian Grabova, situata tek skuadra e Vllaznisë nuk është akoma e qetë. Kjo për shkak se merkatoja e kuqebluve ka mbetur akoma në vend numëro duke mos patur asnjë lëvizje të re. Kur skuadrës janë duke iu lagrguar lojtarët, afrimet mbeten në kuotën zero.

I fundit që është konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë, është Florind Bardulla i cili ka firmosur me ekipin e Teutës. Në tratativa janë dhe shumë futbollistë të tjerë që e kanë mbyllur sezonin e kaluar me shkodranët por që nuk preferojnë më të jenë pjesë e skuadrës, osë drejtuesit nuk kanë kontaktuar aspak me to. Përsa i përket afrimeve, Drejtori teknik i klubit Vllaznia Alessandro Grigoletto ka bere te ditur se brenda pak ditesh do vijne ne Shkoder per llogari te klubit Vllaznia dy futbolliste uruguajane. I pari eshte Gabriel Gajetano qe luan ne rolin e mesfushorit shkaterrues. Tjetri eshte Nikolas Rodriguez qe luan si mesfushor I krahut te djathte. Te dy keta futbolliste ndodhen aktualisht ne Milano dhe presin te paisen me vize per te hyre ne Shqiperi. Por deri tani akoma nuk ka ardhur. Ndërsa me ekipin janë bashkuar në stërvitje me ekipin futbollistët Moçka, Xhafa, Sulollari e Grabova që kanë ardhur së bashku me Grabovën. Ky i fundit është shprehru se ekipi do të niset për fazë përgatitore gjatë kësaj jave, drejt Maqedonisë.  Gjithsesi për të sqaruar dhe opinionin publik të gjithë  këto informacione vijnë nëpëmërjet komunikimeve në facebook pas heshtjes që është vënë nga drejtuesit e skuadrës. Kështu përsonat e caktuar për të dhënë  një informacion, janë grabova e zëdhënësi i shtypit, vetëm nëpërmjet telefonit. Përveç mungesës së lëvizjeve në merkato, skuadra duket se është në një  karantinë të plotë. E kjo sipas drejtuesve bëhet për të miren e ekipit.

 

 

 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/NEeTf2H1vxs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]