Vllaznia në futboll për femra ka zhvilluar stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së rëndësishme që do të ketë në ligën e kampioneve me Fortuna Hjorring.

Në këtë ndeshje historike vajzat kuqeblu do të kërkojnë fitoren edhe pse e dinë se përballë kanë një kundërshtar të fortë që është e 13-ta në Europë. Trajner Nikolin Lekaj thotë se ekipi i tij do kërkojë rezultat pozitiv.

Futbollistja Megi Doçi shprehet se pika e fortë e Vllaznisë është forca e grupit.Trajnerja e Fortuna Hjorring Carrie Kveton nuk e nënvlerëson aspak Vllazninë madje e cilëson si një ekip të fortë duke qenë se ka brenda lojtare amerikane.

“Në skuadrën tonë lojtaret janë gati. Unë them se do të jetë një përballje e fortë me një ekip tjetër që ka lojtare amerikane dhe them se do jetë edhe një betejë fizike. Ne në çdo ndeshje jemi për të fituar dhe besoj se për këtë kemi ardhur edhe kësaj here këtu në Shqipëri.

Unë e kam parrë Vllazninë në disa ndeshje të eleminatoreve të ligës së kampioneve dhe ka lojtare të mira dhe një skuadër që është rritur ndjeshëm. Njoh disa lojtare amerikane të Vllaznisë që janë shumë të mira dhe besoj se do jetë një përballje e fortë por ne do kërkojmë një rezultat pozitiv”.

Ndeshja historike mes Vllaznisë dhe Fortuna Hjorring në futbollin e femrave do të jetë më 11 shtator në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe hyrja për të gjithë tifozët është falas dhe pritet që numri i tyre të jetë i lartë për të mbështetur ekipin kuqeblu.

Artikulli paraprakTAHIRI SHPËRTHEN NË AKUZA: KA POLITIKANË QË KANË VRARË NJERËZ, SOT JANË NË MAJË
Artikulli tjetërPETRIT SYLA MBYLLET NË QELI, DËSHMIA:S’KAM PËRGJEGJËSI PËR NGJARJEN