BARAZIMI ME BURRELIN NUK E ZBEH OPTIMIZMIN E STAFIT TEKNIK.
Skuadra e Vllaznisë është duke realizuar përgatitjet e fundit ku do të përballet me Kukësin me datën 23 gusht në sfidën hapëse të sezonit të ri futbollistik. Ndeshja miqësore ndaj Burrelit ka qenë e fundit si testim paraprak i ekipit përballë një takimi shumë të vështirë.

Barazimi i arritur 1-1 ka krijuar shumë hapësira për koment e analiza aspak të këndshme për kampin kuqeblu dhe për vetë situatën që po kalon. Por trajneri Baldo Raineri nuk e shikon aspak tragjik një barazim të tillë, duke besuar se skuadra e tij do të bëjë më të miren në ndeshjen e 23 gushtit. Për mua nuk ka ndryshuar asgjë. Kampionati akoma nuk ka filluar dhe ne po përgatitemi që të marrim masat e duhura për ndeshjen me Kukësin. E di që është një ndeshje e vështirë por ne kemi punuar me gjithë skuadrën dhe me këto lojtarë unë do të hyj në fushën e lojës. Përsonalisht së bashku me lojtarët që kam stërvitur dhe në qoftëse ato do të zbatojnë detyrat e mira, kam bindjen se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Përsa i përket përforcimeve kushdo që mund të vijë, në fundjavë nuk mund të aktivizohet pasi unë do të kem në formacion këto futbollistë që kam stërvitur.

Takimi i hapjes së kampionatit për Vllaznine, ai ndaj Kukësit, do te luhet diten e dielë në oren 17.00 ne stadiumin “Loro Borici”. Keshtu ka vendosur FSHF-ja teksa ka bere ndarjen e ndeshjeve te javes se pare te kampionatit te ri. Ndërkohë që duke u ndalur tek situata e krijuar ditët e fundit, pas stërvitjes në plazhin evelipojës, ku drejtuesit e skuadrës thkesojnë se nuk kanë qenë në dijeni të lëvizjes së ekipit, e lojtarët nga ana e tjetër janë ankuar se kanë realizuar pagesat në mënyrë përsonale, trajneri Baldo Raineri, preferon  të bëjë dhe një koment disi me humor, duke thënë se e kanë marrë bukën me vete. Natyrisht për vetë situatën në të cilët ndodhet skuadra, kjo përgjigje e reagim i tij nuk tregon aspak profesionalizëm tek Vllaznia.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/dhk8Aoivdig?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]