Një person i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar në Selenicë të Vlorës. Bëhet fjalë për shtetasin Tesi alias Tesilvan Basho, 38 vjeç, i cili në vitin 2008 ka vrarë në Itali dy prostituta.

Policia në një deklaratë për shtyp tha se i arrestuari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Zv/drejtoresha e Përgjithashme e Policisë tha se ky shtetas në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por është neutralizuar. Bashkë me 38-vjeçarin është arrestuar edhe vëllai i tij, Satilno Basho, 33 vjeç për “Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”.

I arratisur nga burgu- “Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”. Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion. Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali”, tha Aida Hajnaj.

Gjithashtu u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Tesi (Tesilvan) Basho, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U arrestua edhe vëllai i “Tesit”-“Po gjatë operacionit të paradites së sotme, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie. Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.

U sekuestruan armë zjarri, tritol dhe drogë-Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

Pas arrestimit të “Tesit” në Selenicë, Policia e Shtetit është mobilizuar në Vlorë, pasi mësohet se janë lëshuar edhe 10 urdhër arreste të reja.
Për këtë arsye janë angazhuar forca të shumta policie, ku aksioni vijon i përqendruar në Selenicë dhe Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme, policia arrestoi 38-vjeçarin Tesilvan Basho, një person me rrezikshmëri të lartë, i cili në vitin 2008 ka vrarë në Itali dy prostituta.
Policia në një deklaratë për shtyp tha se i arrestuari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Zv/drejtoresha e Përgjithashme e Policisë tha se ky shtetas në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por është neutralizuar. Bashkë me 38-vjeçarin është arrestuar edhe vëllai i tij, Satilno Basho, 33 vjeç për “Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”.

Artikulli paraprakSHËNDETI – 16.10.2019
Artikulli tjetërISHTE NË KËRKIM,KAPET I DËNUARI PËR DROGË