Parlamenti Europian ka miratuar një amendament lidhur me vrasjen e ekstremistit grek të vrarë në Bularat, Konstantinos Kaçifa.

Amendamenti i PE-së është propozuar nga deputeti grek i PASOK-ut, Nikos Androulakis, dhe është mbështetur edhe nga eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Sipas këtij amendamenti, PE pret që shteti shqiptar të kryejë një hetim të plotë lidhur me rrethanat e vrasjes së Kacifas nga RENEA në 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.

Vëren tensione pas një incidenti që përfshin humbjen e jetës së Konstantinos Katsifas, një anëtar i pakicës greke në Shqipëri, i cili u qëllua për vdekje nga RENEA gjatë një përkujtimi të Luftës së Dytë Botërore në Bularat më 28 tetor 2018.

Parlamenti Europian bën thirrje për përmbajtje nga të dyja palët dhe pret që autoritetet shqiptare të hetojnë dhe qartësojnë rrethanat që çuan në vrasjen e Kaçifas.

Amendamenti i lëshuar nga Parlamenti Europian
Lajmi ka bërë bujë në mediat greke të cilat e kanë përcjellë të parat amendamentin e lëshuar nga Parlamenti Europian lidhur me vrasjen e ekstremistit grek të vrarë në Bularat, Konstantinos Kaçifa.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE