Krimi i rënda që tronditi të gjithë opinion në Gjakovë por edhe më gjërë ka marrë një rrjedhë tjeter pasi Pjetër Ndrecaj pritet të pranojë para gjykatës fajësinë për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës në gusht të këtij viti në fshatin Brekoc.

Megjithatë, në seancën gjyqësore ndaj tij në Gjykatën Themelore të Gjakovës nuk u prezentua marrëveshja mbi pranimin e fajësisë.

Ndrecaj u soll i prangosur në seancën në të cilën avokatja e tij dhe prokurori i rastit thanë se kjo marrëveshje nuk është arritur për shkaqe procedural duke mos dhënë më tepër sqarimi për këtë çeshtje.

Pjetër Ndrecaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare.

Prokurori Agron Matjani e pranoi se negociatat për pranimin e fajësisë kanë filluar por pa mundur të përfundojnë. “Ne kemi filluar negociatat, mirëpo për shkaqe procedurale nuk kemi arritur një marrëveshje të tillë”, tha ai.

Në sallën e gjykatës të mbushur përplot me njerëz, kur u pyet nga gjyqtari akuzuari Ndrecaj e pranoi fajësinë dhe shprehu ‘keqardhje’ për rastin që ka ndodhur. “Edhe pse vajzën e kam vrarë aksidentalisht, si do që të jetë unë e pranoj fajësinë sepse jam penduar”, tha i akuzuari Pjetër Ndrecaj.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e Pjetër Ndrecaj, avokatja e tij kërkoi nga gjykata që t’i ketë parasysh “rrethanat lehtësuese dhe rënduese” ndaj të mbrojturit të saj.

Artikulli paraprakVRASJA E DYFISHTË, ARRESTOHEN 8 SHQIPTARË PËR SHITJE DROGE
Artikulli tjetërKONTROLLI ME SKANER, ZBULON 420 KG DROGË