Një militant i Shtetit Islamik, i cili një javë më parë përdori vajzën e tij vetëm 8 vjeç për të kryer një sulm vetëvrasës me bombë në një stacion policie në Damask të Sirisë, raportohet se është vrarë.

Imazhet e xhihadistit të vdekur i identifikuar si Abu Nimr kanë dalë online. Video shokuese ku xhihadisti dërgonte në mision vetëvrasës vajzën e tij u publikua në rrjetet sociale një javë më parë. Pamjet tregonin sesi u jepte “leksion” dy vajzave të tij të mitura të quajtura Islam dhe Fatima për të mbajtur bombën për sulmin vetëvrasës, para se mamaja e veshur me burka t’u jepte përqafimin e fundit. Me muzikë në sfond, ulur para flamurit bardhë e zi të Shtetit Islamik, ekstremisti mbante vogëlushet në krahë. Të dy vajzat thonë “Allahu Ekber”, para se të largohen nga dhoma. Shpërthimi në Damask në 16 dhjetor, ku humbi jetën 8 vjeçarja, plagosi lehtë një efektiv policie. Televizioni shtetëror i Sirisë publikoi fotografitë e një vajze që pretendonte se kreu sulmin vetëvrasës, ndërsa agjencia e lajmeve SANA njoftoi se sulmi ishte kryer nga një vajzë tetë-vjeçare e veshur me një rrip eksplozivi.

Artikulli paraprakLËVIZJA PA VIZA NË BE/ JA NDRYSHIMET E FUNDIT TE BRUKSELIT
Artikulli tjetërA ËSHTË KJO PROVË E JETËS NË MARS? NASA ZBYLON DIÇKA TË PABESUESHME