Pas operacioneve ministri Xhafaj deklaroi se “Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale.
Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.
Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës.
Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor.
Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total!
Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për hrreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT!
Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.
Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë.
Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti’ deklaron Xhafaj.