Një 34-vjeçar nga Ura Vajgurore kishte mbjellë për qejfin e tij, 11 bimë narkotike kanabisi në vazo lulesh.

Bendo Memës nuk dihet se kush ia zbuloi sekretin, por Policia e Beratit i ka kontrolluar shtëpinë dhe ka gjetur në to bimët gjelbëroshe.

Si rrjedhim, Memës iu vunë prangat, ndërsa vazove ua gjeti vendin policia e cila i sekuestroi njerën pas tjetrës.

Kësisoj, bashkë me Memën në furgonin e policisë u radhitën edhe bimët si provë materiale, për të cilat tashmë e pret burgu.

Dosja e 34-vjeçarit i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”.