Në një kohë kur trafiku është i mbingarkuar në të gjitha akset rrugore kryesore dhe jo vetëm, zgjidhja vjen nga inxhinierët e ‘’Kitty Haëk’’ në Las Vegas. Nën udhëheqjen inxhinierit Todd Reichert kompania ka shpikur makinën fluturuese, Flyer.

CEO Sebastian Thrun thotë se qëllimi i krijimit të makinës fluturuesë është që njerëzit të mund të fluturojnë çdo ditë, duke evituar trafikun. Falë saj një ditë trafiku do të jetë një problem i së kaluarës.

Ajo zgjidh problemin e ndotjes së ajrit dhe gjithashtu të shpenzimeve për karburant pasi Flyer ështe elektrike.

Flyer është i përbërë nga tetë motorë dhe dy leva komanduese, gjë që e bën atë të lehtë për tu komanduar dhe të panevojshme të pasurin e një patente përkatëse sqaron inxhinieri Reichert.

Në mënyrë që askush të mos lëndohet kompania bën një testim teknik të makinës në liqen dhe me një shpejtësi të kufizuar prej 13 km në orë.

Flyer peshon 113 kg, fluturon deri në një lartësi 15 m mbi tokën, me një shpejtësi deri në 160 km në orë.

‘’Mendoj që në një të ardhme të shpejt shumë persona do zgjedhin makinën fluturuese për të udhëtuar’’, shprehet CEO Sebastian Thrun.

Artikulli paraprak“FSHATI I RI” ME HALLE TË VJETRA
Artikulli tjetërVAU DEJËS, NIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS SË VARREZAVE