Dy raste të tjera, të veçanta zhdukjesh nga banesat e tyre denoncohen në Policinë e Durrësit.

Janë një grua dhe një burrë, të cilët sipas Policisë vendore, janë të sëmurë mendorë, që janë denoncuar nga të afërmit e tyre, për largimin nga banesat.

Ndërsa nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tyre, mësohet se, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04. 10. 2018, shtetasja M. D., vjeçe 61, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim se më datë 03. 10. 2018, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja Sh .D., vjeçe 59, banuese në Durrës, (me probleme mendore). Po punohet për gjetjen e saj.

Më datë 04. 10. 2018, shtetasi Z. L., vjeç 65, banues në Durrës, kallëzon se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi Ç. L., vjeç 39, (me probleme mendore). Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.