Manchester United shton edhe një humbje në këtë sezon negativ.

Skuadra e Mourinho u mund nga Fenerbahce me rezultatin 2 – 1 duke vendosur në rrezik kualifikimin. Si të mos mjaftonte në këtë takim u dëmtua edhe Pogba. Të vetmin gol për Manchester United e shënoi Rooney. Një mbrëmje për t’u harruar edhe për Inter që zbriti në fund të grupit pas disfatës 2 – 1 në fushën e Southampton. Largimi i De Boer nuk ndryshoi asgjë edhe pse zikaltërit shënuan të parët me Icardi. Në përmbysjen e rezultatit në favor të vendasve ndihmoi edhe Nagatomo duke shkaktuar autogol. Roma triumfoi me rezultatin 4 – 2 përballjen me Austria në Vienë. Dzeko ishte më i spikaturi me 2 gola të realizuar. Qarabag i Ansi Agollit fitoi 1 – 0 takimin në fushën e PAOK, duke shtuar shanset për turin tjetër. Në barazim 1 – 1 e mbylli Viktoria Plzen e Ergys Kaçes takimin me Astra Giurgu, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin kur kanë mbetur edhe 2 javë të tjera në fazën e grupeve të Europa League. Edhe Zurich barazoi, por pa gola me Steaua Bucuresti. Gara është e hapur për për ekipin zviceran që pati në fushë Burim Kukeli. Zenit, Shakhtar Donetsk, Ajax dhe Schalke janë të kualifikuarit e parë për fazën me eliminim direkt.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, PRITEN RREBESHE SHIU
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ZGJOHET ME TËRMET 4.4 BALLË