Zhgënjimi pas zgjedhjeve – Kryekomunari i Ulqinit: Tirana ka braktisur shqiptarët e Malit të Zi

Kryetari i komunës së Ulqinit, njëkohësisht dhe edhe kryetar i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, shprehet terësisht i zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi, duke aluduar dhe për blerje votash. Cungu shpreh shqetësimin për përçarjen e shqiptarëve në tri lista, gjë që sipas tij jo vetëm ka eliminuar mundësinë e një deputeti të tretë në Parlamentin e Malit të Zi, por rrezikon edhe deputetin e dytë, duke ulur në minimum përfaqësimin e shqiptarëve në qeverinë e re. “Gjendja social-ekonomike e shqiptarëve të Malit të Zi si pasojë e diskriminimit që vazhdon për mbi një shekull, lë shumë për të dëshiruar dhe prandaj ka më shumë shanse që ata të detyrohen të shesin votën për një shpërblim material”, shprehet Nazif Cungu teksa pranon me keqardhje që në emër të fqinjësisë së mirë, Tirana zyrtare i ka braktisur bashkëkombësit e saj në Malin e Zi

Artikulli paraprakNJE I VRARE DHE NJE I PLAGOSUR NE NJE PARUKERI NE GJERMANI
Artikulli tjetërDY VELLEZER SHQIPTARE KAPEN ME KOKAINE 1 MILION EUROSHE