Është zhvilluar nata e dytë e koncertit “Ahemgu Shkodran” . Kësaj radhe u përzgjodh që të mbahet në shtëpinë muze të familjes Çeka në qytetin e Shkodrës. Edhe natën e dytë të Ahengut Star Plus Televizion e transmetoi drejtpërdrejtë për artëdashësit. Këngëtari Lul Bajrami dhe grupi i instrimentistëve të mbledhur në një odë përcollën emocione duke rikthyer në vëmendje mbrëmjet e bukura shkodrane.

Përveç këngëve, në natën e dytë të Ahengut Shkodran referuan studiues të muzikës si Edmir Ballgjati duke e cilësuar si të veçantë këtë trashëgimi të pasur kulturore jo vetëm për Shkodrën por për mbarë Shqipërinë

Për dy orë me radhë vijuan këngët e Ahengut Shkodran duke krijuar një atmosferë të bukur për të pranishmit.

Artikulli paraprakSTUDIMI, “FAMILJET E VARFËRA SHUMË PAK LEKË PËR ARSIM”
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 30.09.2019