Një zjarr ka rënë në lagjen Nënë Tereza në afërsi të shkollës 9-vjeçare.

Nga flakët rrezikohen disa banesa ndërkohë që zjarri favorizohet edhe nga era e fortë. Siç shihet edhe në pamje, flakët janë masive dhe shumë pranë banesave.

Zjarrfikëset të cilat ndodhen në vendngjarje, janë shprehur se gjatë ditës së sotme, vetëm në rrethin e Lezhës ka patur mbi 6 vatra zjarri, të cilat me kapacitetet e dobëta që ka kjo drejtori janë të pamundura për t’u vënë nën kontroll.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, por ende nuk ka të dhëna për autorët e zjarrvënies.

Artikulli paraprakNË 6 MUAJ U SEKUESTRUAN NË GREQI, 6 TON KANABIS NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërARRESTIMI I KREUT TË HIPOTEKËS NË SHKODËR, REAGON MINISTRJA E DREJTËSISË