Një apartament është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit, në një nga pallatet paralel me rrugën e re të Portit.

Kanë qenë fqinjët ata që janë alarmuar pasi kanë parë dhe ndier aromën e tymit qe dilte nga banesa, ndërsa familjarët nuk ndodheshin brenda saj.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka hasur shumë vështirësi për tu futur në rrugicë, e cila është e mbipopulluar nga mjetet të parkuara pa asnjë lloj hapësire me njëra tjetrën. Fatmirësisht nuk janë regjistruar dëme në njerëz por vetëm materiale.

Dyshohet që shkak të jetë bërë një shkëndije elektrike në një nga orenditë shtëpiake të harruara pakujdesish ndezur kur familjarët janë larguar nga banesa e tyre