Një zjarr me përmasa të mëdha vijon prej mëngjesit të sotëm në një zonë të banuar në Shëngjin, ndërsa sipas gazetarit të Star Plus, Martin Marku që ndodhet në vendin e ngjarjes rrezikohen edhe disa banesa.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, pasi favoritet edhe për shkak të erës, ndërsa zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur betejën me flakët.

Ndërkohë që në Qelez të Pukës është shënuar një tjetër vatër zjarri, por nuk rrezikohen banesa, ndërsa po digjen kryesisht shkurre duke hedhur dyshime se mund të jetë vënë qëllimisht nga banorët për të hapur toka të reja.

Dje u regjistruan dy vatra zjarri në Lezhë dhe një në Finiq.

Artikulli paraprakNJERIU MË I GUXIMSHËM NË BOTË, NGJITET 900 M PA LITAR
Artikulli tjetërORGANIZOHET NË SHKODËR PANAIRI ME VESHJE TRADICIONALE