Bllokimi i hyrjes që kishin per tu lidhur me rrugen e Kombit ka ngritur ne proteste banoret e fshatrave Bisak dhe Shtungaj në Mirditë. Ata u mblodhen prane autostrades, duke kundershtuar vendosjen e barrierave, që ju pengon aksesin në këtë aks kombëtar.

Në këto kushte, banoret thonë se duhet të udhetojnë rreth 7 km permes një rruge dytesore të shkatërruar per tu lidhur me autostraden e Kombit. Ata paralajmerojnë pershkallëzim të reagimit të tyre, nese shqetësimi që kane nuk do marrë vemendje.

Në mbeshtetje të banoreve ishte dhe kryebashkiaku i Mirditës Albert Melyshi, i cili kërkoi bashkëpunimin e organeve qëndrore për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike.

Bllokimi i hyrjes në rrugen e Kombit penalizon rreth 250 banor të fshatrave Bisak dhe Shtungaj, të cilët kanë bërë gati dhe një peticion që do i dërgohet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastruktures.

Artikulli paraprakNGRIHET KËNDI I ARKEOLOGUT NË KALANË “ROZAFA”
Artikulli tjetër10 VITE PA VARREZA, MERR ZGJIDHJE PROBLEMATIKA