Në Izrael, të paktën 15 mijë njerëz u mblodhën në “marshimin e unitetit” për të kërkuar lirimin e 134 pengjeve të mbajtur ende rob nga Hamasi në Gaza. Këtë e thonë organizatorët, të cituar nga Times of Israel, teksa pjesëmarrësit vazhdojnë të ecin drejt Jerusalemit, ku planifikojnë të mbërrijnë këtë mbrëmje. Turma valëvit flamujt izraelitë, të shoqëruar me furgona që luajnë këngë të zgjedhura nga familjet e të rrëmbyerve, përmes altoparlantëve.

“Ju pyesni nëse po bëhet mjaft për pengjet dhe përgjigja është jo, nëse do të kishim bërë mjaft, ata tashmë do të ishin në shtëpi,”- tha kreu i opozitës Yair Lapid, i cili po merr pjesë në marshim.

Organizuar nga familjet e pengjeve, demonstrata përfshin edhe të burgosur tashmë të liruar. Marshimi filloi të mërkurën në parkun e makinave të Re’im, vendi i masakrës së festivalit muzikor Supernova, ku ndodhi numri më i madh i vdekjeve nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit.

Artikulli paraprakBERISHA: KUSHTI I TË GJITHA KUSHTEVE QË SHQIPTARËT TË VOTOJNË TË LIRË
Artikulli tjetërRAMA TUR TAKIMESH ME ORGANIZATAT E PS NË GJITHË VENDIN