Ka marrë fund aventura e rrezikshme e një 26 vjeçari në kryeqytet, i cili për t’Iu shmangur kontrollit të policisë rrugore tentoi të largohej me mjet por u prangos vetëm disa minuta më vonë.

Punonjësit e Policisë Rrugore të Tiranës K.S dhe L.S duke patrulluar në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat pasditen e kësaj të shtune me anë të pajisjeve inteligjente kanë konstatuar se mjeti Peugeot që drejtohej nga 26 vjeçari ishte pa siguracion dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit që të ndalonte. Drejtuesi I mjetit jo vetëm nuk iu bind policisë, por kreu manovra të rrezikshme duke shtuar shpejtësinë e mjetit dhe tentoi të largohet në rrugica të lagjeve duke rrezikuar seriozisht jetën e disa kalimtarëve.

Policia rrugore pas disa minutash bëri të mundur prangosjen e drejtuesit të mjetit. Burime nga policia bënë të ditur se në pranga ka rënë 26 vjeçari A. Xhaferri I cili nuk kishte as leje drejtimi dhe as siguracion.

Artikulli paraprakÇFARË PO NDODH ME SEMIN, SHOKON NDJEKËSIT ME DEKLARATËN E FUNDIT
Artikulli tjetërMOTI I KEQ KA MBËRTHYER VENDIN, REAGON MINISTRI PELESHI: SHTOHEN PROBLEMATIKAT NË DISA ZONA TË VENDIT