Prej 10 vitesh, 200 banorë që jetojnë përgjatë rrugës Radohina në lagjen “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës vuajnë mungesën totale të infrastrukturës rrugore dhe rrjetit të kanalizimeve.

Sipas banorëve, gjatë ditëve me shi, kalimi përgjatë kësaj rruge është mjaft i vështirë, sidomos për nxënësit e shkollave. Në këtë zonë pas stacionit të trenit në qytetin e Shkodrës jetojnë kryesisht familje të vendosura aty gjatë 2 dekadave të fundit. Neglizhenca nga ana e institucioneve ka qenë e vazhdueshme pavarësisht apelit të banorëve, ndërsa çdo gjë ka mbetur në kuadrin e premtimeve elektrorale.

Artikulli paraprakGRUPI I DROGËS, SHPALLEN NË KËRKIM 6 TË TJERË
Artikulli tjetërUJËSJELLËSI ÇULAJ, GATI INVESTIMI