POSTIMI I BARDH SPAHISE

E mbaj mend krejt mirë herën e parë kur kam takuar mikun e mirë të Shqipërisë, shqiptarëve dhe demokracisë Ambasadorin e parë të U.S.A., Z. William E. Ryerson, në shtëpinë time në Shkodër.

Një natë dimri e ftohtë dhe pa drita e fillim viteve ‘90.

Gjej rastin sot, fiks 30 vite pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me mikun tonë të madh dhe aleatin strategjik, të shpreh mirënjohje dhe falenderim për kontributin e pazëvendësueshëm dhe të vazhdueshëm të kombit mik dhe të mikut personal Ambasadorit Ryerson.

Shqipëria ka bërë shumë rrugë që nga ajo kohë e largët, por akoma shumë mbetet për të bërë në rrugën tonë drejt lirisë, demokracisë, dhe funksionimit të shtetit të së drejtës.
Gratefully remembering our friendship! 🇦🇱🇺🇸✌