Konsumatorët shkodranë janë të mbrojtur nga produktet që tregtohen pa cilësi dhe siguri ushqimore. Kështu është shprehur në ditën ndërkombëtare të konsumatorit Hamdi Mlloja, specialist ushqimor pranë drejtorisë rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ai tregon se për të mbrojur të drejtat dhe shëndetin e konsumatorëve shkodranë, AKU monitoron rregullisht tregjet ndërsa shpjegon edhe një plan që vlerëson cilësinë e produkteve që tregtohen në tregjet e licensuara.

Problem mbeten tregjet e hapura bën të ditur specialisti Mlloja, të cilat janë nën monitorimin e bashkisë Shkodër, por pavarësisht kësaj gjatë inspektimeve në terren kanë kërkuar bashkëpunimin me tregtarët ambulantë për të vijuar aktivitetin në tregjet e vendosura nga bashkia Shkodër.

15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Artikulli paraprak30-VJETORI I RIVENDOSJES SE MARREDHENIEVE SHQIPERI-SHBA, SPAHIA: AKOMA SHUME PER TU BERE NE RRUGEN DREJT DEMOKRACISE DHE SHTETIT TE SE DREJTËS
Artikulli tjetër“JO EDI RAMA, JO! TI JE I PABESUESHËM!”, ISH-DEPUTETI I PD, BARDH SPAHIA: NE 8 VJET PASUROVE VETEN, TANI U KUJTOVE SE PASKE EDHE QYTETARET