Një granatë dore difensive të montuar me ndezës dhe një letër kërcënuese pranë saj, janë gjetur nga një 48-vjeçar në shtëpinë e tij në Elbasan.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku 48-vjeçari me inicialet B.L, kishte shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njeri, dhe mbi oxhak kishte gjetur granatën dhe letrën. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia sekuestroi granatën dhe letrën në cilësinë e provës materiale dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorëve. Njoftimi i plotë i policisë: Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda Më datë 07.12.2017 shtetasi B.L.,48 vjeç banues në fshatin Liçaj të Njësisë Administrative Shalës Cërrik ka njoftuar Komisariatin e Policisë Cërrik se kur ka shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njeri, mbi pjesën e oxhakut ka gjetur një granatë dore difensive të montuar me ndezës dhe pranë saj një letër kërcënuese.

Ky shtetas së bashku me familjen e vet banon në Elbasan. Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar letra dhe granata. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKSIDENTI TRAGJIK I MERR JETËN SHQIPTARIT
Artikulli tjetërRAMA INSPEKTIM NE RRUGEN SHKODER-VELIPOJE